200 mln euro për 4 lojtarë në merkaton e janarit, City merr goditjen e papritur nga UEFA

4 Shkurt 2025
16:49
Telesport
back button

Manchester City është bllokuar nga regjistrimi i një prej 4 transferimeve të merkatos së janarit, për të cilat klubi anglez ka investuar mbi 200 mln euro duke i befasuar të gjithë.

City firmosi me Nico Gonzalez për rreth 60 milionë euro nga Porto, blerja më e fundit e “The Citizens”. 23-vjeçari vjen nga akademia e Barcelonës dhe u bë blerja e katërt e City.

Sipas rregullave të UEFA-s, vetëm 3 lojtarë shtesë mund të regjistrohen për fazat eliminatore të garave europiane dhe kjo bën që City të mos luajë dot me një prej tyre.

Sipas rregullave aktuale, largimi i Kyle Walker në huazim te Milani nuk ka asnjë ndikim te ky rast, sepse nuk llogaritet si lojtar minus. Nuk dihet ende sesi do të reagojë City për këtë, por krijohen edhe dyshime nëse klubi ka qenë i informuar mjaftueshëm sesi funksionojnë rregullat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit