Sfidat e mëdha që e bëjnë këtë Botëror ndryshe nga të gjithë

5 Qershor 2026
11:04
Alfred Lleshi
back button

Për herë të parë në histori, Kupa e Botës do të zhvillohet në mënyrë të përbashkët nga SHBA, Meksika dhe Kanadaja. Ky turne historik do të ketë 104 ndeshje, 16 qytete pritëse dhe 48 kombëtare pjesëmarrëse. Botërori nis më 11 qershor në “Estadio Azteca” me ndeshjen Meksikë–Afrika e Jugut.

Më 12 qershor do të ketë dy debutime njëkohësisht: Kanada–Bosnje dhe Hercegovinë në Toronto dhe SHBA–Paraguaj në Los Angelos, duke regjistruar tre organizatorë dhe tri ceremoni hapjeje. Për herë të parë debuton Jordania, Uzbekistani, Kepi i Gjelbër dhe Curaçao, ndërsa Haiti, RD Kongo dhe Iraku rikthehen pas dekadash mungese në Botëror.

Stadiumet e NFL do të përshtaten për futboll, me bar natyral dhe rregulla të FIFA-s, përfshirë ndalimin e stërvitjeve në fushat zyrtare dhe teknologji për kontrollin e temperaturës rreth 21°C. Udhëtimet do të jenë sfiduese: Bosnja do të përshkojë mbi 5.000 km, ndërsa Egjipti vetëm 195 km. FIFA ka vendosur edhe pushim hidratimi 3-minutësh në çdo pjesë loje.

Me 48 ekipe, futen edhe 1/16 finale dhe hiqet praktikisht “mallkimi i kampionit”. Kampioni i ri do të luajë gjithsej 8 ndeshje deri në finalen e 19 korrikut në New Jersey, që do të thotë dyfish më shumë përpjekje krahasuar me vetëm 4 ndeshjet që Uruguaji luajti për t’u shpallur kampion në Botërorin e parë të vitit 1930, pasi mposhti Argjentinën në finale.

Më pak se një javë para fillimit të Botërorit 2026, kombëtaret po përgatiten për një kalendar shumë të ngarkuar në turneun më të gjatë në histori, i cili do të zgjasë 39 ditë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit