Paris Saint-Germain thuhet se po mendon të bëjë një ofertë 250 milionë euro për të nënshkruar yllin e Barcelona-s, Lamine Yamal, i cili konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Kylian Mbappe.
Në fillim të qershorit, Mbappe zyrtarizoi kalimin te Real Madrid me kosto zero. Sulmuesi 25-vjeçar, i cili aktualisht po merr pjesë në Euro 2024, thuhet se do të fitojë 15 milionë euro në vit në marrëveshjen e tij të re.
Tani, sipas Mundo Deportivo, PSG e ka identifikuar Yamalin si zëvendësues të kapitenit të Francës. Ata kanë informuar Barcelona-n për interesimin e tyre dhe janë të gatshëm të shpenzojnë 250 milionë euro për ta marrë lojtarin.
Barcelona, e cila po përballet me një krizë ekonomike, mund të detyrohet ta sakrifikojë produktin e akademisë nëse paraqitet një ofertë e konsiderueshme.