“Nuk kemi aq shumë buxhet për merkaton”.
Kjo është fjalia që pretendon “L’Equipe” se ka marrë si reagim nga PSG lidhur me një nga thashethemet më të diskutuara të merkatos së verës, Yamal-Paris.
Në media është raportuar se klubi parisien kishte ofruar 250 mln euro për sulmuesin spanjoll. Pyetur për këtë, presidenti Joan Laporta nuk e ka mohuar si ofertë, por nuk ka përmendur emrin e klubit ofrues.
Ai ka deklaruar se Barcelona e ka refuzuar ofertën, sepse beson te rrugëtimi i talentit katalanas. PSG ka reaguar së fundmi dhe “L’Equipe” shkruan se në Paris pretendojnë të kundërtën.
Francezët thonë se nuk kanë bërë asnjë ofertë për Yamal, sepse verën e shkuar nuk kishin buxhet për një transferim kaq të kushtueshëm.







