45′ e para: Aston Villa nuk pyet as për City-n, Arsenal “ok”. Bournemouth, surpriza e madhe

26 Tetor 2025
15:50
Telesport
back button

Janë mbyllur 45 minutat e para të takimeve të drekës në Premier League, të vlefshme për javën e 9-të. Në “Emirates”, Arsenal është duke fituar 1-0 ndaj Crystal Palace. Fatin e pjesës së parë e vendosi Eberechi Eze, i cili kaloi “Topçinjtë” në avantazh në minutën e 38-të, me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas një aksioni që nisi nga një goditje dënimi.

Në “Villa Park”, Aston Villa po udhëheq 1-0 ndaj Man. City. Për vendasit shënoi Matty Cash me një goditje fantastike nga kufijtë e zonës së rreptësisë në minutën e 18-të.

Bournemouth është surpriza e bukur e këtij viti deri tani, bashkë me Sunderland. Ekipi i drejtuar nga Andoni Iraola po udhëheq 2-0 ndaj Notti ngham Forest dhe renditet aktualisht në vendin e dytë.

Burnley është dukebarazuar 2-2 në transfertë ndaj Wolves. Armando Broja gjendet në stol.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit