45′ e para: Partizani e mbyll në avantazh në derbin e kryeqytetit. “Paqe” në Rrogozhinë

9 Mars 2026
19:51
Telesport
back button

Po luhen dy ndeshjet e fundit për javën e 27-të në Abissnet Superiore. Në “Air Albania”, pjesa e parë në derbin e kryeqytetit Dinamo-Partizani është mbyllur 0-1 për të kuqtë.

Në minutën e 18-të, Partizani humbet një titullar si Kamer Qaka për shkak dëmtimi dhe në vend të tij futet Valentino Murataj. Derbi i kryeqytetit u zhbllokua në minutën e 38-të, ku kostarikani Carlos Martinez gjeti golin pas një goditjeje me kokë, pas asistit të Murataj.

Në ndeshjen tjetër në Rrogozhinë, pjesa e parë mes Egnatias dhe Teutës është mbyllur 2-1 për vendasit. Durrsakët gjetën të parët golin me Vasilios Zogos në minutën e 25-të, pas një topi të ardhur në zonë nga goditja e këndit.

Vendasit barazuan shifrat në minutën e 40-të me golin e Alessandro Albanese, i cili shënoi me një goditje nga distanca, por që nuk u kontrollua siç duhej nga Gentian Selmani dhe topi përfundoi në rrjetë. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Daniel Adjessa i dha avantazhin Egnatias, 2-1, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Fernandes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit