Henry, i mrekulluar nga Messi: Kur zgjon bishën, ai të kujton se nuk është nga kjo botë…

8 Korrik 2026
13:36
Alfred Lleshi
back button

Thierry Henry u emocionua duke folur për Lionel Messin, pas paraqitjes së jashtëzakonshme të argjentinasit në Botërorin 2026, ku udhëhoqi Argjentinën drejt çerekfinaleve me një gol dhe një asist në përmbysjen spektakolare 3-2 ndaj Egjiptit, edhe pse kishte humbur më herët një penallti.

“Së pari, shikojeni…, shikojeni duke qarë dhe kuptoni çfarë do të thotë kjo për të, – tha legjenda franceze. – Kjo na kujton se ai është njeri. Është njeri, sepse ka humbur edhe penallti. Por më pas, edhe një herë, na kujton se në fakt nuk është njeri”.

Henry, që ndau dhomat e zhveshjes me Messin te Barcelona, zbuloi edhe një detaj domethënës: “Kam luajtur me të dhe e di si është Leo. Ndonjëherë thjesht nuk duhet ta zgjosh bishën…”

Fjalët e ish-sulmuesit pasqyrojnë më së miri atë që Messi vazhdon të bëjë në moshën 39-vjeçare: të emocionojë, të vendosë ndeshje dhe të sfidojë çdo limit, duke treguar se “magjia” e tij është ende vendimtare në skenën më të madhe të futbollit botëror.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit