45-minutat e para të javës së fundit: Dortmund kap Champions-in, por pret “dhuratë” nga Frankfurt

17 Maj 2025
16:18
Telesport
back button

Luhet sot java e fundit e sezonit 2024-2025 në Bundesligë, të gjitha ndeshjet luhen në të njëjtin orar dhe sapo kanë përfunduar pjesët e para. Tashmë dihet që Bayern ka fituar titullin dhe sigurisht ka siguruar pjesëmarrjen për Champions League për sezonin e ri, bashkë me Leverkusenin e vendit të dytë.

Në javën e fundit do përcaktohen vendet e mbetura bosh për në Kupat e Europës. Vëmendja është të sfida direkte për vendin e tretë mes Freiburg dhe Eintracht Frankfurt, pjesa e parë mbyllur 1-1. Vendasit gjetën të parët golin me Doan në minutën e 27-të, ndërsa barazimi i miqve erdhi në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë me Kanuff.

Dortmund po fiton në shtëpi 1-0 ndaj Holstein Kiel, me golin e Serhou Guirassy nga pika e bardhë e penalltisë. Dortmundit i duhet patjetër fitorja sot për të kapur vendin e katërt dhe që Freiburg të mos fitojë ndaj Eintracht Frankfurt. Aktualisht përveç Bayern dhe Leverkusen, në Champions shkojnë edhe Eintracht Frankfurt dhe Dortmund.

Përsa i përket Bayern, bavarezët e drejtuar nga Vincent Kompany po fitojnë 0-1 në transfertë ndaj Hoffenheim me golin e Michael Olise nga goditja e dënimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit