Pas përfundimit të Botërorit, Enzo Fernandez do të jetë një nga emrat më të lakuar në merkato. Argjentinasi u përfol shumë gjatë muajve të fundit për një transferim të mundshëm drejt Real Madridit, por situata ndryshoi pas ardhjes së Jose Mourinhos. Portugezi kërkon një profil tjetër në mesfushë i ndryshëm nga ai i Enzo Fernandez.
Megjithatë, kjo nuk e pengon aspak mesfushorin argjentinas të transferohet në Madrid dhe të bëjë realitet dëshirën e tij për të luajtur në La Liga.
Mediet spanjolle bëjnë me dije se Enzo Fernandez është objektivi kryesor i Atletico Madridit. Diego Simeone është një fans i madh i bashkëkombësit së tij dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij gjatë kësaj vere.
Duke qenë se Enzo Fernandez është është nën kontratë afatgjatë me londinezët deri në vitin 2032, largimi tij pritet të jetë jo më pak se 120 milionë euro.







