Pavarësisht se është ende në garë për tre trofetë kryesorë të këtij sezoni si La Liga, Champions League dhe Kupa e Mbretit, Real Madrid ka treguar se e ka të nevojshme një rifreskim për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e “Los Blancos” janë të vetëdijshëm për këtë gjë dhe kanë nisur që tani nga puna për të përforcuar 5 pikat e dobta të themi të ekipit.
1. Mbrojtës i mjatë. Një nga shqetësimet kryesore qëndron te krahu i majtë i mbrojtjes. As Ferland Mendy dhe as Fran García nuk kanë bërë përshtypje këtë sezon. Francezi, i ndikuar edhe nga lëndimet, nuk është rikthyer në formën e tij më të mirë, ndërsa ish-lojtari i Rayo Vallecano ende nuk ofron sigurinë mbrojtëse të nevojshme për të konkurruar në nivelin më të lartë.
2. Mbrojtës i djathtë. Edhe në krahun e djathtë situata është e ngjashme. Lucas Vazquez po kalon periudhën e tij më të dobët si lojtar i Real Madridit. Në anën tjetër, Dani Carvajal, aktualisht i dëmtuar, ngre dyshime serioze për aftësinë e tij afatgjatë. Gjithsesi, edhe pse jo ende zyrtarisht, mund të themi që ky është një problem i zgjidhur, pasi në verë pritet të vijë si lojtarë i lirë Alexander-Arnold, i cili ofron sigurinë e duhur për krahun e djathtë.
3. Mbrojtës i qendrës. Qendra e mbrojtjes gjithashtu ka nevojë për një lider të ri. Me Alaba dhe Rüdiger në të tridhjetat, nevoja është për një qendërmbrojtës të ri, premtues, i cili mund të marrë frenat e boshtit mbrojtës. Një nga emrat më të pëlqyer nga drejtuesit e Real Madridit është Dean Huijsen, qendërmbrojtësi premtues spanjoll-holandez në pronësi të Bournemouth, po ashtu edhe ëilliam Saliba i Arsenal-it.
4. Një mesfushor cilësor. Në mesfushë, edhe pse skuadra krenohet me disa emra të mëdhenj, mungon ende një mesfushor, profili i të cilit do të ishte kyç për të siguruar ekuilibrin e duhur në këtë repart dhe për të plotësuar më së miri Tchouameni-n dhe Camavinga-n.
5. Sulmues. Me Vinicius Junior që përlitet gjithmonë e më shumë për një largim të mundshëm në verë dhe me Kylian Mbappe që nuk luan në krahun e tij natyral, lind nevoja për një sulmues të ri. Dy emrat më të përfolur janë Viktor Gyokeres dhe Victor Osimhen, të cilët shihen si partner ideal me Mbappe-n si dyshe sulmuese.







