Trajneri De La Fuente zbulon gjendjen e Yamal para debutimit të Spanjës në Botëror

15 Qershor 2026
8:42
Telesport
back button

Përpara debutimit të sotëm kundër Kepit të Gjelbër, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, foli në një konferencë për shtyp për të prezantuar ndeshjen dhe për të dhënë përditësime të rëndësishme mbi gjendjen e Lamine Yamal.

Trajneri i Spanjës tha: “Po ndjekim udhëzimet e të gjithë mjekëve, si të Barçës ashtu edhe të ekipit kombëtar. Ai është në gjendje të përsosur për të luajtur sot. Jo për 90 minuta, por për një periudhë të pacaktuar”.

“Të gjithë janë dakord me vendimin që do të marrim. Ai nuk do të fillojë si titullar, por do të shohim si do të shkojë. Kjo është ndeshja e parë dhe ato janë gjithnjë të vështira psikologjikisht. Janë ndeshje kurthi“, tha De La Fuente.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit