Spalletti e kërkon, Carnevali provon… “Kohë shtesë” me Vlahovic për rinovim me Juventusin

15 Qershor 2026
8:14
Alfred Lleshi
back button

Historia ende nuk ka përfunduar. Dhe mundësia që Dusan Vlahovic të vazhdojë te Juventusi mbetet e hapur. Kontakti i fundit zyrtar mes palëve ishte më 3 qershor, kur mungesa e marrëveshjes për rinovimin dukej se vuloste largimin e sulmuesit serb, kontrata e të cilit skadon në fund të muajit.

Megjithatë, në Torino ka ndodhur një ndryshim i rëndësishëm; kalimi i roleve nga Comolli te Carnevali. Ky ndryshim nuk rrit mundësitë financiare të Juventusit, por mund t’i japë shtysë një rinovimi të papritur. Për këtë temë kanë diskutuar edhe Spalletti dhe Carnevali në “Forte dei Marmi”.

Trajneri italian mbështet fort qëndrimin e Vlahovic, madje më shumë se afrimin e Sorloth apo rikthimin e Kolo Muani. Nëse serbi ul disi kërkesat e tij dhe duke qenë se asnjë klub i madh nuk ka bërë lëvizje konkrete, Juventusi mund të arrijë në një ofertë prej 8 milionë eurosh në sezon, me bonuse të përfshira. Carnevali do të zhvillojë një takim të fundit me Vlahovic; ose rinovim, ose lamtumirë përfundimtare.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit