6 javë jashtë fushës, trajneri i Gjermanisë shpreh keqardhjen pas dëmtimit të Musialës

6 Prill 2025
14:41
Telesport
back button

Fitorja 3-1 e Bayern kundër Augsburgut la një shije tepër të hidhur për tifozët bavarezë. Jamal Musiala pësoi një dëmtim serioz në kofshën e majtë dhe do të mungojë për 6 javë.

Mesfushori gjerman, me një llogari të thjeshtë, mund të rikthehet vetëm për Botërorin e klubeve që luhet në SHBA. Ekziston një mundësi që, nëse Bayern arrin në finalen e Champions League, Musiala të jetë gati, por edhe kjo nuk dihet me siguri.

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka shprehur keqardhjen e tij për këtë dëmtim. “Lajmi ishte jashtëzakonisht i keq. Më vjen keq për Jamal, sepse kjo është faza vendimtare e sezonit”.

“Të gjithë ne nga kombëtarja i urojmë shërim të shpejtë. Ne do ta mbështesim. Presim me padurim rikthimin e tij, sepse ai ka rol të rëndësishëm edhe për ekipin tonë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit