Milani dhe West Ham United janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për sulmuesin Niclas Fullkrug, me negociatat që aktualisht ndodhen në një fazë të avancuar.
Lajmi raportohet nga gazetari i njohur i transferimeve në futboll, Florian Plettenberg.
Milani ka bërë një ofertë të detajuar për 6 muaj huazim. Kontrata e ofruar përfshin një opsion blerjeje.
Në kuadër të këtij propozimi, klubi italian do të mbulojë pagën e plotë të Fullkrug deri në fund të sezonit, pa asnjë tarifë huazimi.







