Neymar feston rikthimin te Brazili në rrjetet sociale; fotoja me lot dhe mesazhi i… Hamilton

25 Qershor 2026
13:28
Alfred Lleshi
back button

“Mos harro kush je.” Pak fjalë, por të mjaftueshme për të përmbledhur të gjithë rrugëtimin që e çoi drejt rikthimit në fushë në një Kupë Bote, reagoi Neymar. Pasi u emocionua për minutat e luajtura në ndeshjen kundër Skocisë, braziliani publikoi në profilin e tij në Instagram një fotografi ku shfaqet me lot në sy.

Në përshkrimin e fotos, braziliani përdori të njëjtën frazë që kishte shoqëruar mikun e tij, Lewis Hamilton, gjatë një periudhe të vështirë në karrierën e pilotit britanik, nga zhgënjimet e njëpasnjëshme me Ferrarin deri te fitorja në Çmimin e Madh të Barcelonës më pak se dy javë më parë. Hamilton e ripostoi menjëherë publikimin në llogarinë e tij, duke shkruar thjesht “Gjithmonë”, si konfirmim i mbështetjes së tij për yllin brazilian.

© Getty Images

Miqësia mes Neymar dhe Hamilton duket se daton që nga “Copa América” 2016, ndërsa në vitin 2017 ata ndoqën së bashku nga afër një ndeshje të finaleve të NBA-së.

Respekti i ndërsjellë është forcuar edhe më shumë me kalimin e viteve. Hamilton ka ndjekur disa ndeshje të Neymar përpara Çmimit të Madh të Brazilit, përfshirë edhe në vitin 2021, ndërsa “O Ney” është shfaqur së fundmi në bokset e Formula 1 për t’i dhuruar pilotit këpucë të personalizuara.

“Është gjithmonë bukur ta shohësh, është sikur të ishte binjaku im”, – kishte deklaruar Hamilton për Neymar në vitin 2025.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit