Barcelona është një makinë golashënuesi dhe Robert Lewandowski është “shoferi” i saj. Skuadra e Flick shënoi dje pesë gola të tjerë në Beograd (fitoi 5-2 ndaj Crvena Zvezda).
Dy prej golave u shënuan nga sulmuesi polak, që arrin kuotën e 99 golave në Champions League. Vetëm dy lojtarë të tjerë kanë kaluar kuotën e 100 golave: Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.
Gjithsesi, duket se shumë shpejt edhe Lewandowski do të jetë pjesë e këitj “klubi special golashënuesish”. Një bomber i vërtetë, që nuk gabon dhe po ndihmon Barcelonën të ringrihet.
Golashënuesit në Champions League
140 gola: Cristiano Ronaldo (Manchester United, Real Madrid, Juventus)
129: Lionel Messi (Barcelona, Paris Saint-Germain)
99: Robert Lewandowski (Borussia Dortmund, Bayern Munich, Barcelona)
90: Karim Benzema (Lyon, Real Madrid)
71: Raul González (Real Madrid, Schalke)
56: Ruud van Nistelrooy (PSV Eindhoven, Manchester United, Real Madrid)
54: Thomas Müller (Bayern München)
50: Thierry Henry (Monaco, Arsenal, Barcelona)
49: Kylian Mbappé (Monaco, Paris Saint-Germain, Real Madrid)
48: Zlatan Ibrahimović (Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Paris Saint-Germain, Manchester United)
48: Andriy Shevchenko (Dinamo Kiev, Milan, Chelsea)
46: Filippo Inzaghi (Juventus, Milan)