Chivu, 4 orë në selinë e Interit për kontratën dhe jo vetëm. Pritet njoftimi i rinovimit, ja detajet

4 Qershor 2026
14:14
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, kaloi 4 orë këtë të enjte në selinë e klubit nga “Via della Liberazione”. I mbërritur rreth drekës, ai u largua nga ora 17:30.

Gjatë takimit, palët diskutuan detajet e fundit të rinovimit të kontratës. Marrëveshja mes Chivu dhe drejtuesve zikaltër është arritur prej kohësh, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi i zgjatjes së kontratës deri në vitin 2028, me opsion për një sezon shtesë. Njoftimi pritet të bëhet në ditët e ardhshme.

Përveç çështjes së kontratës, Chivu dhe drejtuesit e Interit diskutuan edhe lëvizjet e ardhshme në merkato. Në tryezë ishte, natyrisht, situata e Giovanni Palestra, por jo vetëm, pasi u analizuan edhe tema të tjera që lidhen me planet e klubit për ndërtimin e skuadrës në të ardhmen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit