I pakënaqur me Luis Enrique, sulmuesi i PSG-së drej Liverpool-it

4 Qershor 2026
20:01
Telesport
back button

Bradley Barcola mund të jetë një nga surpriza e mëdha të merkatos së verës. Anësori i krahut të majtë është i pakënaqur me Luis Enrique, duke mos qenë një titullar fiks te PSG.

23-vjeçari kontriboi me 13 gola dhe 7 asiste në sezonin e fundit. Barcola është nën kontratë me parizienër deri në vitin 2028, por me shumë mundësi do të largohet këtë verë, pasi është një kërim të një ekipi ku të ketë mundësinë të jetë protagonist.

Mediet franceze zbulojnë se destinacioni i ri i Barcola mund të jetë Liverpool. Nicolo Schira zbulon se Liverpool ka nisur kontaktet e para me drejtuesit e PSG-së. Vlera aktuale në treg e Barcola është 70 milionë euro, nëse i referohemi Transfermarkt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit