Duke qenë se Barcelona vendosi të mos ushtrojë të drejtën e blerjes së Marcis Rashford për 30 milionë euro, sulmuesi është rikthyer te Manchester United.
Sipas The I Paper, trajneri Michael Carrick dëshiron t’i japë një shans Rashford gjatë sezonit para-sezonal, dhe në rast se bindet prej tij, sulmuesi do të qëndrojë te Man. United.
Gjithashtu, drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë vendosur se Rashford do të largohet këtë herë vetëm në formë përfundimtare nëse ndodh dhe nuk do të ketë më huazim. Po ashtu, sulmuesi do të transferohet vetëm jashtë Premier League, pasi Man. United nuk dëshiron që të forcojë rivalët.







