Spanja nuk dëshiron të rrezikojë, ka gati “dhuratën” e merituar për Luis de la Fuente

22 Korrik 2026
20:31
Telesport
back button

Pas suksesit me kombëtaret e moshave dhe suksesit me kombëtaren e madhe duke fituar Euro 2024, Luis De la Fuente ia del të fitojë edhe Botërorin, duke rikthyer trofeun në Spanjë pas plot 16 vitesh.

65-vjeçari konsiderohet si një nga meritorët kryesor në suksesin e arritur së fundmi nga Spanja. Për këtë arsye, RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit) është gati të shpërblejë Luis de la Fuente, duke i rinovuar kontratën edhe për dy vite të tjera.

Kontrata aktuale skadon në vitin 2028, ndërsa drejtuesit e Federatës Spanjolle duan të rinovojnë me De La Fuente deri në vitin 2030. Sipas Diario AS, nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe një rritje të ndjeshme rroge për De La Fuenten.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit