Pavarësisht interesit të madh që ka nga klubet e tjera, Alexis Mac Allister dhe Alisson Becker nuk do të largohen nga Liverpool, gjatë kësaj vere. Trajneri i të kuqve, Andoni Iraola, në një konferencë për shtyp në Chicago para fillimit të turneut para-sezonal, u shpreh qartë se dëshiron të mbajë të dy lojtarët.
“Mendoj se Alexis ka qenë një nga lojtarët më të mirë në klub gjatë viteve të fundit dhe ka pasur një Kupë Bote shumë të mirë, kështu që është normale që klubet e tjera duan lojtarët tanë më të mirë. Gjithmonë ndodh në merkato kjo gjë. Por unë dua t’i mbaj lojtarët e mi të mirë. Pres më shumë të nënshkruaj me lojtarë të rinj sesa të humbas ata që kemi këtu”, tha Iraola.
Po ashtu trajneri spanjoll u shpreh i lumtur me portierin brazilian dhe tregoi idetë e tij që ka në lidhje me të.
“Jam shumë i lumtur me situatën që kemi tani me portierët tanë. “Alisson është dikush që mund të shërbejë si referencë për sa i përket përvojës, mendoj se ai është dikush që patjetër do të na ndihmojë në procesin e adaptimit të nënshkrimeve të reja, të lojtarëve të rinj”, shtoi Iraola.







