E kërkonin Barcelona dhe Milan, Phil Foden nuk pret gjatë de hedh firmën mbi kontratë

22 Korrik 2026
15:46
Telesport
back button

Pavarësisht interesit serioz të Milanit dhe Barcelonës për të siguruar shërbimet e tij, Phil Foden ka rinovuar zyrtarisht me Manchester City-n. Kontrata e mëparshme skadonte në qershor të vitit 2027, ndërsa sot ka ardhur zyrtarizimi i marrëveshjes së re ku City dhe Foden ka rënë dakord për të “shtrënguar duart” deri në vitin 2030.

Një produkt i akademisë së klubit, Foden ka veshur fanellën e “Qytetarëve” që nga viti 2017, duke luajtur 369 ndeshje dhe duke shënuar 110 gola për skuadrën e Manchester City-t.

Pavarësisht se sezonin e kaluar luajti një rol dytësor nën drejtimin e Pep Guardiolës, Foden gjithmonë ka pasur besimin e plotë të drejtuesve të klubit dhe jo më kot sot erdhi zyrtarizimi i rinovimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit