Pavarësisht se është folur shumë gjatë muajve të fundit për një rinovim të kontratës mes Christian Pulisic dhe Milanit, deri tani kjo gjë nuk ka ndodhur. Duke ditur që amerikani është futur në vitin e fundit të kontratës, e cila skadon në qershor të vitit 2027, interesi për të është shumë i madh në merkato.
CaughtOffside, zbulon se tre klube të mëdha të Premier League, janë gati të transferojnë sulmuesin amerikan. Madje, Manchester United ka vendosur një çmim prej 64 milionë eurosh për të. Ndërsa dy ekipet e tjera të interesuara, Arsenal dhe Tottenham janë ende në fazën e ndjekjes.
Në anën tjetër, drejtuesit e Milanit janë në mëdyshje. Pulisic është shumë i rëndësishëm për projektin e Ruben Amorim, por me shumën që do të sigurohej nga shitja e tij, që mendohet të jetë mbi 60 milionë euro, drejtuesit e Milanit mund të bëjnë përforcimet që duan në merkato.







