Do të qëndrojë ende te City apo do të transferohet në Madrid? Mësohet vendimi që ka marrë Rodri

22 Korrik 2026
18:58
Telesport
back button

MVP-ja i Kupës së Botës 2026, Rodri, do të jetë një nga emrat më të lakuar në merkaton e verës. Pas suksesit në Botëror, mesfushori është gati të marrë një vendim të rëndësishëm në karrierën e tij.

Kontrata aktuale me Manchester City-n skadon në qershor të vitit 2027. Drejtuesit e “Qytetarëve” i kanë ofruar një zgjatje kontrate disa javë më parë, të cilës lojtari nga Madridi ende nuk i është përgjigjur.

Sipas Matteo Moretto, Rodri tashmë i ka dhënë miratimin e tij Real Madridit për të nënshkruar për klubin këtë verë. Në fakt, një marrëveshje mbi kushtet personale është shumë afër finalizimit, pasi Florentino Perez nuk ngurron aspak të plotësojë kërkesat ekonomike të lojtarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit