Te Franca nuk ka panik pas humbjes në miqësore: Jemi në humor të mirë dhe gati për botërorin

5 Qershor 2026
9:34
Telesport
back button

Pak ditë pas mbërritjes në Amerikë, kombëtarja e Francës ka zbritur në fushë në një miqësore, ku u mund 2-1 nga Bregu i Fildishtë. Për lojtarët nuk ka vend për panik para Kupës së Botës. Ata këmbëngulin se kjo humbje do të shërbejë si një kujtesë e dobishme dhe jo si shkak për alarm.

Skuadra afrikane përmbysi “gjelat” e trajnerit Didier Deschamps, që e mbyllën pjesën e parë në epërsi (1-0, gol i Rayan Cherki). Më pas, golat e Guela Doue dhe Amad Diallo përmbysën lojën për Bregun e Fildishtë. Ndeshja e parë e Francës në Botëror do të jetë më 16 qershor ndaj Senegal.

Është për të ardhur keq që humbasim një ndeshje të tillë, por jemi në një fazë përgatitjeje. Ne mbetemi të sigurt në forcën tonë. Nuk ka asnjë përfundim për të nxjerrë nga kjo ndeshje edhe nëse do ta kishim fituar. Ne do të jemi gati“, tha Tchouameni.

Franca nxori në fushë një skuadër eksperimentale, me disa lojtarë të PSG pushim. Edhe mbrojtësi Lucas Hernandez e minimizoi rëndësinë e humbjes. “Ne gjithmonë duam të fitojmë, por jemi në një fazë përgatitjeje dhe pati shumë zëvendësime. Jemi me humor të mirë“, tha Hernandez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit