Chiesa: Dua të luaj rregullisht, gati të kthehem te Juve. Nuk folëm kurrë për para

6 Qershor 2026
12:36
Alfred Lleshi
back button

Federico Chiesa shpreh dëshirën për të luajtur rregullisht. Për këtë nuk përjashton Serie A apo Juventusin, klub me të cilin u rrit pas Fiorentinës. Ai pranon se aventura te Liverpool nuk po shkon siç pritej, pavarësisht se fitoi Premier League më 2025.

“Që nga fillimi i vitit 2026 kam luajtur shumë pak. Me Liverpool kam një raport të mirë, në janar më thanë se nuk mund të largohesha, sepse kishin nevojë për mua për numra. E pranova dhe qëndrova me buzëqeshje”, – tha ai.

Chiesa kujton edhe interesimin e Juves: “Liverpool më informoi, por marrëveshja nuk u mbyll”. Chiesa shton se është i hapur për gjithçka, përfshirë Como: “E rëndësishme është të luaj, jam gati të luftoj për vendin tim kudo”.

Për largimin nga Juve: “Do të doja të kthehesha, vetë nuk do të kisha ikur kurrë. Nuk më është ofruar rinovim dhe nuk kemi folur kurrë për para. Giuntoli dhe Thiago Motta më thanë: Fede, nuk na shërben, gjej ekip”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit