E BUJSHME: Galatasaray ofron 50 mln euro për të “përjashtuarin” e Real Madridit. Pengesë është vetëm paga e lojtarit

8 Qershor 2026
20:15
Telesport
back button

Eduardo Camavinga do të jetë një nga largimet e bujshme nga Real Madrid gjatë verës. Francezi i mbetur jashtë Kupës së Botës, për shkak të një sezoni shumë të dobët, do të jetë një nga të “sakrifikuarit” e mëdhenj te “Los Blancos”, duke ditur që duhen të ardhura për të bërë transferimet e reja.

Aq më tepër që francezi nuk bën pjesë në projektin e ri të Jose Mourinho-s. Klubi më i interesuar aktualisht për Camavinga është Galatasaray. Klubi nga Stambolli pretendon të bëjë disa përforcime të bujshme këtë verë, për të arritur suskesin e munguar në Kupat e Europës, pasi dominimi në Superligën turke është i pallogaritshëm.

Siaps medieve turke, Galatasaray është e gatshme të ofrojë 50 milionë euro për kartonin e francezit. Pengesa kryesore e momentit është pretendimi i lojtarit për një rrogë mbi 15 milionë euro në sezon. Tashmë kanë filluar kontaktet fillestare mes të gjitha palëve dhe shumë shpejt pritet të ketë një përfundim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit