Kombëtarja italiane merr një tjetër “jo”; Buffon refuzon të rikthehet tek axurrët

24 Korrik 2026
13:40
Alfred Lleshi
back button

Gianluigi Buffon nuk do të rikthehet në kombëtaren italiane. Sipas “Gazzetta dello Sport”, rreth 10 ditë më parë Paolo Maldini dhe Leonardo kontaktuan ish-portierin e Juventusit dhe Italisë për një rol edhe më aktiv se ai që kishte pasur më parë.

Buffon ishte emëruar shef delegacioni në vitin 2023 me ardhjen e Luciano Spallettit, por dha dorëheqjen në prill 2026 pas humbjes në Zenica, pasi kishte qenë një nga mbështetësit kryesorë të emërimit të Rino Gattuso si trajner.

Ish-kampioni i botës dëgjoi propozimin e Giovanni Malagò, të përcjellë përmes Maldinit dhe Leonardos, por pas disa ditësh reflektimi vendosi ta refuzojë, edhe pse me keqardhje.

Ideja e re është plotësimi i strukturës drejtuese në “Coverciano” me dy role: menaxher i ekipit të parë dhe përgjegjës për kombëtaret e moshave. Për këtë të fundit janë përmendur emra si Gianfranco Zola, Roberto Baggio, Francesco Totti, Gianluca Zambrotta, Simone Perrotta dhe Angelo Carbone.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit