Pio Esposito e kaloi me sukses sezonin e tij të parë me ekipin e parë të Interit. Italiani kontriboi me 10 gola dhe 7 asiste dhe konsiderohet si një “diamant i papërpunuar”, i cili ka fituar besimin e plotë të trajneri Cristian Chivu si dhe të drejtuesve të klubit.
Forma e mirë e 20-vjeçarit ka tërhequr vëmendjen e disa kubeve të mëdha, sidomos të Manchester United. Mediet angleze zbulojnë se drejtuesit e “Djajve të Kuq” e pëlqejnë shumë itaianin dhe do të bëjnë gjithçka për ta sjellë në “Old Trafford” gjatë verës.
Në anën tjetër, largimi i Esposito në këtë moment nga Inter duket shumë i vështirë. Sulmuesi është nën kontratë deri në vitin 2030, vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është 45 milionë euro. Pavarësisht rëndësisë që Esposito ka për zikaltrit, nuk përjashtohet mundësia që ai të “sakrifikohet” në rast të një ofertë të jashtëzakonshme nga Anglia.







