Boksieri britanik Anthony Joshua fitoi me KO në raundin e dytë duelin ndaj shqiptarit Kristian Prenga, sfidë e zhvilluar në Jeddah të Arabisë Saudite. Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë arriti të hedhë në tapet Prenga, në një duel që zgjati më pak se 6 minuta.
Një duel që u ndal në momentin më të mirë për boksierin shqiptar, që në raundin e parë e hodhi dy herë në tapet Joshua. Por në raundin e dytë sfida ndryshoi totalisht kah dhe disa goditje të forta të britanikut hodhën KO boksierin shqiptar, që nuk u ngrit dot.

Në raundin e parë, Prenga befasoi të gjithë me goditjet e tij, duke e hedhur dy herë në tapet Joshua, por duket se kjo nuk mjaftoi. Britaniku mori shpejt masat dhe arriti të rikuperojë në raundin e dytë, duke treguar aftësitë e tij si ish-kampion bote, me disa goditje të forta.
Për Joshua, ky është triumfi i 30-të në karrierë (ka edhe 4 humbje), ndërsa për Prenga kjo ishte humbja e dytë në karrierë (ka edhe 20 fitore). Tashmë vëmendja do të përqendrohet te dueli i madh mes dy boksierëve britanikë Anthony Joshua e Tyson Fury, me shumë gjasa në nëntor.

Një fitore disi e çmendur, pasi edhe pse zgjati vetëm dy raunde, ky duel i duk i çmendur, sidomos për mënyrën se sa shpejt ndodhën gjërat dhe sa shpejt ndryshoi ai. Në fund, Joshua arriti të triumfojë dhe të shijojë festën, ndërsa Prenga largohet kokëlart për atë që dhuroi në ring.
Për t’u veçuar fakti se para duelit u ekzekutuan dy himnet kombëtare, pra edhe ai shqiptar, ku dhjetra tifozë të Prenga ishin në stadium më flamujt kuqezi. Për fat të keq, ata u lartuan të mërzitur për humbjen edhe pse shpresuan shumë te suksesi pas atij raundi të parë fantastik.








