Prenga: Më nënvlerësojnë por të shtunën do të më njohin, do t’i bëj që ta anullojnë duelin me Fury

23 Korrik 2026
11:00
Telesport
back button

Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka folur për mediat para duelit të 25 korrikut ndaj Anthony Joshua, përballje që do të zhvillohet në Jeddah. Ai tha se jo vetëm që do të mposhtë rivalin britanik, por do ta anullojë duelin e shumëpërfolur mes Joshua e Tyson Fury në fund të vitit.

AJ ka nënshkruar për t’u përballur më në fund me Fury në fund të vitit, por së pari kthehet në një sfidë përgatitore kundër Prengës (20 fitore e vetëm një humbje për boksierin shqiptar). Sytë janë tashmë te “beteja e Britanisë”, por Prenga ka ide të tjera pasi e kritikoi Joshua për nxitim në planet e tij.

Ia thashë edhe më parë Joshua, nuk është mirë të bësh një plan para Zotit. Vetëm Zoti, ai mund të bëjë një plan për ty dhe për mua dhe për të gjithë. Dhe Joshua bëri një plan para Zotit për t’u përballur me Tyson Fury. Fillimisht ai duhet të luftojë me mua. Si e di ai se çfarë po ndodh me mua? Do ta anuloj ndeshjen“, tha Prenga.

Prenga, i cili i ka fituar të gjitha duelet e tij me KO, është i lumtur që po lihet pas dore. “E kam thënë edhe më parë. Nuk më intereson kjo. Mendoj se është më mirë për mua sepse njerëzit thonë ‘nuk është askush’, por do të shohim të shtunën se kush jam unë“, deklaroi boksieri shqiptar.

Prenga, 35 vjeç, është plot besim se Joshua, artisti dikur shkatërrues i nokautit që fitoi medaljen e artë olimpike dhe titujt e unifikuar botërorë është zhdukur prej kohësh.  “AJ është një luftëtar i shkëlqyer, vëlla. Ai ka gjithçka, por tani mendoj se është karriera e tij, ka mbaruar. Mendoj se tani është më keq se kurrë”, u shpreh Kristian Prenga.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit