Arsyet pse Barcelona mund të rivalizojë sërish me gjigantët e Europës në merkato

9 Qershor 2026
14:40
Alfred Lleshi
back button

Barcelona ka mbyllur transferimin e Anthony Gordon për 70 milionë euro, + 10 milionë bonuse, dhe synon gjithashtu të afrojë Julián Álvarez, për të cilin Atlético Madridi kërkon rreth 150 milionë euro. Kështu, skuadra katalanase po rikthehet të konkurrojë në nivelin më të lartë të Europës.

Klubi blaugrana ende nuk ka rikthyer rregullin 1:1 të La Liga-s, por pritet ta arrijë para 30 qershorit. Ky rregull i lejon klubit të shpenzojë aq sa fiton për regjistrime lojtarësh, duke i dhënë stabilitet më të madh në merkato.

Përmirësimi financiar lidhet me uljen e rrogave dhe menaxhimin e masës së pagave, përfshirë largimin e lojtarëve me paga të larta si Robert Lewandowski dhe kursimet nga kontratat e mëdha. Gjithashtu, klubi ka përfituar nga të ardhurat prej 70 milionë eurosh nga ulëset VIP dhe hapja e një tribune të re në “Camp Nou”.

Në plan janë edhe largime të tjera si Marc-André ter Stegen dhe Ansu Fati, ndërsa klubi përdor rregulla të reja financiare për të menaxhuar pagat. Ky stabilizim ekonomik i jep Barcelonës mundësinë të rikthehet fuqishëm në merkato dhe të konkurrojë me klubet më të mëdha të Europës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit