Që nga sezoni 2013-14, periudha e parë e Massimiliano Allegrit te Milani, klubi kuqezi ka ndërruar plot 13 trajnerë në 11 vite. Megjithatë, vetëm Stefano Pioli arriti ta rikthejë “Djallin” në Champions League, duke siguruar kualifikimin për 4 sezone radhazi.
Suksesi më i madh i kësaj periudhe ishte titulli kampion i fituar nga Pioli në sezonin 2021-22, që i dha fund pritjes së gjatë të klubit për “scudetton”. Përveç këtij trofeu, Milani ka fituar edhe dy Superkupa Italie; e para me Vincenzo Montella në sezonin 2016-17 dhe e dyta me Sérgio Conceição në sezonin 2024-25.
Milani, nga Allegri tek Allegri, 13 trajnerë mes kaosit dhe pak stabiliteti
Që nga sezoni 2013-14 me Massimiliano Allegri, skuadra e Milanit ka kaluar një periudhë me ndryshime të vazhdueshme në stol. Pas Allegrit erdhën me radhë: Clarence Seedorf (2013-14), Filippo Inzaghi (2014-15), Siniša Mihajlović (2015-16), më pas Cristian Brocchi, që e mbylli sezonin pas largimit të Mihajlović.
Në 2016-17 erdhi Vincenzo Montella, i cili fitoi Superkupën e Italisë. Më pas Rino Gattuso drejtoi ekipin nga 2017 deri më 2019. Sezoni 2019-20 nisi me Marco Giampaolo, por shpejt u zëvendësua nga Stefano Pioli, i cili qëndroi deri më 2023-24 dhe pati kulmin me titullin 2021-22 dhe kualifikime të vazhdueshme në Champions League.
Më pas erdhën Paulo Fonseca (2024), Sérgio Conceição që fitoi Superkupën Italiane më 2025, dhe rikthimi i Allegrit për sezonin 2025-26, i cili u mbyll me dështimin për kualifikim në Champions.







