Lamine Yamal ka prezantuar një pamje të re përpara Kupës së Botës 2026, pasi u stilua nga berberi i famshëm i futbollistëve Wagner Tenorio. Ylli i Barcelonës e publikoi ndryshimin në Instagram përpara mbi 42.9 milionë ndjekësve, duke tërhequr menjëherë vëmendje në rrjetet sociale.
Sipas Tenorio, talenti 18-vjeçar paraqitet “natyral, autentik dhe me personalitet të vetin”, me një stil modern me teksturë të definuar, kaçurrela të lira dhe efekt të lehtë ndriçimi “sun touch”.

Ai shtoi se modeli ka anë të pastra, volum të balancuar dhe strukturë të menduar për ta ruajtur stilin si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.
Berberi e përshkroi pamjen e re të Yamal me mesazhin: “Eleganca e vërtetë nuk ka nevojë për ekzagjerim”, duke e quajtur më shumë se prerje flokësh…, identitet dhe firmë personale të lojtarit.







