Manchester City po shqyrton idetë për një apo dy lëvizje në sulm. Me largimin e Pep Guardiola, klubi synon të riorganizojë formacionin nën drejtimin e trajnerit të ri, që pritet të jetë Enzo Maresca.
Disa emra mund t’i interesojnë “citizens”, të cilët synojnë të kthehen në garën për titull dhe në Champions League. Midis lojtarëve që thuhet se janë në radarin e menaxhmentit janë dy sulmues të krahut.
Sipas të prëditshmes britanike “Daily Mail”, vëmendja thuhet se është përqendruar te braziliani Rodrygo, në largim nga Real Madrid. Emri i dytë i piketuar është Iliman Ndiaye, që luan me Everton.







