Jorge Mendes “mbyll derën”: Vitinha dhe João Neves nuk lëvizin nga PSG

10 Qershor 2026
12:37
Alfred Lleshi
back button

Mes spekulimeve për një kalim të mundshëm te Real Madridi, agjenti i njohur Jorge Mendes ka qenë i qartë për të ardhmen e dy mesfushorëve portugezë të PSG-së: “Vitinha dhe João nuk kanë qenë kurrë opsion për askënd. Ata janë të panegociueshëm për PSG, edhe vetë janë shumë, shumë të lumtur në Paris. Do të vazhdojnë të fitojnë trofe atje”.

Sipas informacioneve të konfirmuara gjatë fundjavës, si João Neves, ashtu edhe Vitinha do të vazhdojnë karrierën në Paris, duke iu dhënë fund zërave për një transferim te Real Madridi.

Galaktikë? Jo. Më mirë parizienë. Të paktën për momentin, e ardhmja e tyre mbetet e lidhur ngushtë me PSG-në.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit