Drejtori sportiv i Inter, Piero Ausilio, pranoi se klubi është ende i interesuar për mesfushorin e Liverpool, Curtis Jones. Sipas tij, palët do të vazhdojnë të diskutojnë këtë verë për gjetjen e një marrëveshjeje.
“Sky Sports News” zbuloi muajin e kaluar se klubi i Serie A po monitoron ende disponueshmërinë e Jones. Ai luajti 16 ndeshje si titullar në Premier League, përfshirë shtatë radhazi në fund të sezonit, ndërsa 18 paraqitje erdhën nga stoli.
Jones ka një trajner të ri, Andoni Iraola, që pak ditë më parë zëvendësoi Arne Slot në pozicionin e trajnerit në Anfield. Do të jetë spanjolli që do të vendosë në lidhje me lojtarët që do të konfirmojë dhe ata që do të largohen.
“Curtis Jones, po i kushtojmë vëmendje. Të shohim se çfarë do të ndodhë këtë verë“, u tha shefi i Inter, Ausilio, gazetarëve. Për momentin nuk ka asnjë ofertë zyrtare, nëse lojtari do të vijë në huazim apo do të ketë një blerje të kartonit.







