E kërkonte edhe Inter, Juventus gjen portierin e ri. Arrihet marrëveshja mes palëve, mungon vetëm “ok” i klubit

10 Qershor 2026
16:34
Telesport
back button

Emiliano Martinez pritet të jetë portieri i ri i Juventusit, duke nisur nga kjo verë. Klubi bardhezi dhe portieri argjentinas kanë gjetur gjuhën e përbashkët mes tyre. 33-vjeçari ështëi hapur për një largim nga Aston Villa dhe të nisë një aventurë të re në Serie A.

Martinez ka qenë edhe në lupën e Interit, si merkaton e kaluar edhe këtë verë, por Juventus ka vepruar më shpejt dhe ka arritur dakordësinë për kushtet personale me kampionin e botës.

Tani ka mbetur pjesa më e vështirë, marrëveshja mes dy klubeve, Juventus dhe Aston Villa-s. Negociatat pritet të nisin javën e ardhshme. Në rasts e bien dakord, atëherë Martinez do të transferohet te Juventus, menjëherë pas përfundimit të Botërorit.

Vlera në treg e Martinez sipas Transfermarkt është 12 milionë euro, ndërkohë ende nuk dihet çmimi që do të kërkojë Aston Villa për të lënë të lirë argjentinasin. Duke ditur dëshirën e portierit, për t’u larguar që një verë më parë, nuk pritet të dalin probleme nga ana e Aston Villa për të lejuar largimin e Martinez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit