Inter-it i ofrohet Depay, por ëndrra mbetet ylli i rivalëve

25 Korrik 2024
9:52
Denis Hakanaj
back button

Siç njoftoi edhe Inzaghi, Interi është vetëm në kërkim të një sulmuesi të majtë, por kjo nuk do të thotë se të gjitha mundësitë që mund të krijohen nga tani deri në fund të merkatos nuk vlerësohen me kujdes.

Ndoshta për sulmin, ku për momentin nuk ka boshllëqe për të mbushur, por që mund të sjellë disa surpriza. Në fakt, në orët e fundit erdhi lajmi se përfaqësuesitt e Memphis Depay do t’ia kishin ofruar lojtarin zikaltërve.

Holandezi është liruar nga Atletico Madrid, por kërkon 5 milionë euro neto në sezon si pagë. Plus komisionet famëkeqe. Për këtë arsye Marotta mori kohën e tij dhe shtyu çdo diskutim për javët në vijim.

Gjithashtu sepse objektivi i vërtetë është tjetër dhe nuk është sekret.

Bëhet fjalë për Albert Gudmundsson, i etur për të qëndruar në Itali pavarësisht disa ofertave nga Premier League dhe Bundesliga, por me një gjyq për ngacmim seksual në sfond që pritet në vjeshtë.

Një arsye më shumë pse Interi nuk donte të shpejtonte marrëveshjen për lojtarin islandez, duke i ofruar vetëm një huazim Genoas.

Në sfond doli edhe emri i Domenico Berardit, i cili, pas rënies së Sassuolo në Serinë B, do të dëshironte një ekip të ri.

Arsyet për pozicionin e tij taktik dhe rikuperimin e tij nga dëmtimi i rëndë i sezonit të kaluar, megjithatë, duket se e mbajnë atë larg zikaltërve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit