Rashford drejt Serie A, zbulohet plani i Man. United për sulmuesin anglez

26 Korrik 2026
10:03
Telesport
back button

Pasi Barcelona nuk pranoi të paguante 30 milionë euro për blerjen e tij përfundimtare, Marcus Rashford është rikthyer te Manchester United, ku do të qëndrojë përkohësisht.

“Djajtë e Kuq” kanë një plan konkret për sulmuesin anglez. Ai mund të përfshihet në marrëveshjen për transferimin e Manu Kone. Francezi është objektivi kryesor i Manchester United për mesfushën, por negociatat me Romën nuk po rezultojnë aspak të lehta. Verdhekuqtë kërkojnë 60 milionë euro për të lënë të lirë Kone.

Nga ana tjetër, plani i Manchester United është të përfshijë Rashford në këtë marrëveshje për të ulur ndjeshëm koston për transferimin e Kone. Pengesë kryesore është paga e majme e lojtarit, që vështirë të mbulohet nga Roma. Palët janë ende në bisedime.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit