Ka dy lloje ndikimi që një futbollist mund të ketë në Botëror; teknik dhe mediatik. Më herët dominonte vetëm i pari. Ky Botëror pritet të ketë shumë “fitues” sipas interesit, klikimeve dhe ndjekësve.
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në Botërorin e gjashtë, me siguri të fundit, mbeten “magnetë”. Ronaldo me spektakël dhe presion, Messi më i qetë dhe me Botëror të fituar më parë.
Pas tyre vijnë Kylian Mbappé dhe Erling Haaland. Norvegjezi është golashënues i frikshëm, ndërsa francezi kërkon të heqë etiketën e “solistit humbës”.
Në rreshtin e tretë janë Jude Bellingham dhe Harry Kane, simbole të Anglisë. Më poshtë Vinícius Júnior dhe Lamine Yamal; talent, shpejtësi dhe guxim rinor.
Afrika mbështetet te Mohamed Salah, Sadio Mané dhe Riyad Mahrez. Surpriza mund të vijë nga Rayan i Bournemouth, Doué, Musiala, Güler, Yildiz dhe mbrojtësi Cubarsí.







