I palodhur në mesfushën e Lecce, klubi italian rinovon edhe një vit kontratën me Ylber Ramadani

11 Qershor 2026
13:24
Telesport
back button

Skuadra e Lecce, që militon në Serie A, po fillon operacionet e para të merkatos së transferimeve përpara sezonit të ardhshëm.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e shtypit, klubi puliez njoftoi se ka ushtruar opsionin e tij të detyruar kontraktualisht për një zgjatje të kontratës njëvjeçare me lojtarët Lameck Banda, Antonino Gallo dhe Ylber Ramadani.

Kontratat e reja të këtyre tre lojtarëve janë zgjatur deri më 30 qershor 2027. Ajo që bie në sy është besimi që klubi italian ka te mesfushori shqiptar, që ka qenë një ndër më të mirët në mesfushë.

Ramadani luan prej 3 sezonesh me Lecce në Serie A (3 gola në 104 ndeshje zyrtare), duke qenë motori i mesfushës sezonin e kaluar. Ndaj klubi, për paraqitjet e mira, i ka rinovuar kontratën, pasi beson tek aftësitë e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit