Chivu: Në fillim kisha dilema kur u bëra trajner i Inter, nuk e dija nese isha i aftë të…

12 Qershor 2026
8:34
Telesport
back button

Trajneri i Inter, Cristian Chivu, në një deklaratë për mediat reflekton mbi sezonin e zikaltërve: “Fituam dy trofe. Kjo nuk mjafton, mund të kishim bërë më mirë! Luajta për të fituar dhe stërvita për të fituar, nuk shkoi keq: përkundrazi.”

Trajneri rumun zbulon: “Jam i lumtur, është kënaqësi të jesh trajner i Inter. Është një punë e ndryshme nga të stërvitësh një ekip si Parma. Menjëherë e pyeta veten: a jam i aftë të menaxhoj një lloj të caktuar lojtari?”.

“Është një gjë të stërvitësh lojtarë të rinj ambiciozë që duan të mësojnë, por është një gjë tjetër të stërvitësh lojtarë që janë tashmë të zhvilluar. Është më e vështirë të futesh brenda kokës së tyre dhe nuk e dija nëse isha i aftë ta bëja këtë”, tha Chivu.

Kisha stërvitur ekipet e të rinjve të Inter dhe Parma, por ato ishin situata të ndryshme. Dhe pastaj ishte edhe presioni i jashtëm, presioni që është krijuar gjithmonë rreth Inter. Edhe pas vetëm një barazimi, është stresues. Në fund të fundit, stërvitja dhe të luash lojën është gjëja më e lehtë“, shpjegoi Chivu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit