Zhgënjimi në garën e shtëpisë, ku humbi mundësinë për t’u ngjitur në podium pak xhiro nga fundi, ka zhgënjyer pilotin monegask të Ferrari, Charles Leclerc. Gjithsesi, nuk ka kohë për vajtim, pasi këtë fundjavë garohet në Barcëlonë.
“Këto ishin dy fundjava të vështira: Monako ishte mjaft e dhimbshme, por tani po rifilloj. Do të jetë shumë interesante të shohim se si funksionojnë përditësimet: Shpresoj të rifitoj besimin për të arritur në podium“, tha Leclerc.
“Leëis ka të drejtë të thotë se kemi ndjekur rrugë të ndryshme“, konfirmoi Charles nga Barcelona. “Ishte një vendim i të gjithë ekipit për të ndarë makinat dhe tani po lëvizim në drejtimin e Hamilton“, shtoi ai.
“Do ta ndryshojmë pak konfigurimin dhe unë ende duhet të testoj gjithçka për të kuptuar se sa shumë do të na sjellë kjo në të vërtetë. Nuk pres një revolucion, por në disa raste specifike, shpresoj se do të jetë më e lehtë për t’u menaxhuar”, tha Leclerc.







