Gordon: Gjithnjë ka presion kur luan për Anglinë, të gjithë duan të luajnë e të shënojnë

12 Qershor 2026
9:18
Telesport
back button

Debutimi i Anglisë në Kupën e Botës do të jetë më 17 qershor, ndaj Kroacisë, ndaj skuadra vijon ende përgatitje për sfidën e parë. në miqësoren e fundit, “3 luanët” fituan 3-0 ndaj Kosta Rika dhe një nga golashënuesit ishte Anthony Gordon.

Lojtari, që vetëm pak ditë më parë u ble nga Barcelona, realizoi nga pika e bardhë. “Më pëlqen presioni i penalltive. Meqë Kane ishte larguar e shfrytëzova këtë mundësi dhe shënova”, deklaroi Gordon në një intervistë.

Anësori i ri i Barcelonës ishte një lojtar i shkëlqyer për ekipin e Anglisë të Thomas Tuchel, duke i dhënë asist Declan Rice përpara se të shënonte vetë. “Gjithmonë ka presion kur luan për Anglinë. Këtu ka lojtarë të shkëlqyer që presin të dalin nga stoli dhe të japin ndikimin e tyre“, tha Gordon.

Kur u pyet nëse mendonte se kishte bërë mjaftueshëm për të fituar një vend titullar kundër Kroacisë javën e ardhshme, ai tha: “Nuk e di. Nëse nuk mund ta përballosh këtë presion, atëherë je në nivelin e gabuar. Po luaj me lojtarë të mrekullueshëm, kështu që ata më bëjnë të dukem shumë më mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit