Brazili nis sonte në mesnatë (me orën tonë) rrugëtimin në Kupën e Botës 2026. Brazili bën pjesë në grupin C, bashkë me Marokun, Skocinë dhe Haitin. Ndeshja e parë e brazilianëve do të jetë ndaj Marokut.
Brazili ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kupës së Botës, me një koleksion të jashtëzakonshëm rekordesh. Në prag të ndeshjes së parë në grup ndaj Marokut, po ju kujtojmë të paktën 8 rekordet që mbahen nga Brazili dhe të përzgjedhurit nga trajneri Carlo Ancelotti, kanë për detyrë që t’i mbrojnë.
1. Brazili është skuadra që ka fituar më shumë herë trofeun, plot 5 herë: 1958, 1962, 1970, 1994 dhe 2002. Më pas vijnë Gjermania dhe Italia me 4 herë.
2. Brazili është skuadra e vetme që e ka fituar Botërorin në katër kontinente të ndryshme: Europë (Suedia 1958), Amerika Latine (Kili 1962), Amerika Qendrore (Meksika 1970, Shtetet e Bashkuara 1994) dhe në Azi (Koreja e Jugut/Japoni 2002)
3. Brazili është skuadra me më shumë fitore gjatë një edicioni të vetëm, duke fituar të shtata ndeshjet në vitin 2002
4. Brazili ka më shumë fitore në përgjithësi, duke përfshirë 11 fitore radhazi (seria më e gjatë) midis viteve 2002 dhe 2006
5. Brazili është skuadra që ka luajtur më shumë finale, dy më shumë se Gjermania
6. Brazili është ekipi më i frytshëm në histori, duke shënuar në 97 ndeshje të ndryshme për një total prej 237 golash
7. Pelé mbetet lojtari më i ri që ka fituar ndonjëherë Kupën e Botës dhe ka shënuar në një finale, vetëm 17 vjeç e 249 ditë, në finalen e Botërorit në vitin 1958
8. Brazili është skuadra me numrin më të madh të golave të shënuar në Botëror nga jashtë zonës







