Rangnick nuk pranoi, 4 kandidatë të tjerë për drejtorin e ri sportiv të kuqezinjve

13 Qershor 2026
17:17
Telesport
back button

Pas shkarkimit të Igli Tares dhe pjesës tjetër të kupolës drejtuese, Milan po punon për ndërtimin e një projekti të ri. Gjithë këto ditë është përmendur Ralf Rangnick, si pretendenti kryesor për të qenë drejtori i ri sportiv i kuqezinvje.

Si përfundim, trajneri aktual i Austrisë, ka refuzuar. Gjermani kërkoi kontroll të plotë mbi projektin e klubit, duke përfshirë zgjedhjen e trajnerit dhe drejtorëve të rinj, gjë që nuk u pranua nga Gerry Cardinale.

Në këtë situatë, Milan po kërkon për një drejtor të ri sportiv, 4 janë kandidatët kryesor. I pari në listë sipas Sky Sport Italia, është drejtori sportiv aktualisht te Fenerbahce, Devin Ozek.

Ndërkohë sipas Tuttosport, Këshilltari i Cardinale, Zlatan Ibrahimovic, po mbështet promovimin e Jovan Kirovskit nga Milan Futuro për rolin e drejtorit sportiv të ekipit të parë.

Dy emra të tjerë janë Ramon Planes, i cili sapo është larguar nga Al Ittihad, si edhe Markus Krösche i Eintracht Frankfurt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit