Barcelona i bëri dalje, te Man. United nuk ka vend. Rashford drejt transferimit te rivalët e “Djajve”

14 Qershor 2026
8:59
Telesport
back button

Barcelona vendosi të mos paguajë shifrën 30 milionë euro për të blerë përfundimisht kartonin e Marcus Rashford, ndaj sulmuesi është rikthyer te Man. United.

Megjithatë, sulmuesi anësor duhet të gjejë një ekip të ri për sezonin e ardhshëm, pasi nuk bën pjesë në projektin e ri të drejtuesve të Man. United, të udhëhequr nga trajneri Michael Carrick.

Një tjetër arsye, që drejtuesit e United duan ta shesin Rashford përfundimisht, është fakti që paga e tij do të rritet në 325,000 paunë në javë vitin e ardhshëm, një kosto e jashtëzakonshme, për një lojtar që edhe nëse qëndron, nuk do të jetë titullar.

Mediet angleze zbulojnë se për anësorin 28-vjeçar ka një interes konkret nga kampioni në fuqi i Premier League, Arsenal. Mikel Arteta ka kërkuar transferimin e anglezit, pasi e sheh atë si një mundësi ideale për të bërë rotacionin e nevojshëm në krahun e majtë dhe për ta alternuar me Gabriel Martinelli dhe Leandro Trossard.

Kërkesa e United mbetet e njëjtë, 30 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit