Emiliano Martinez do të mbrojë portën e Juventusit në sezonin e ardhshëm. Të gjitha palët e përfshira në këtë operacion kanë rënë dakord dhe tani mungon vetëm zyrtarizimi.
Ndërkohë, Aston Villa nuk humb kohë dhe ka piketuar zëvendësuesin ideal të Martinez. Klubi i drejtuar nga Unai Emery, ka zgjedhur Zion Suzuki, zbulimi i sezonit të fundit në Serie A.
Portieri japonez 23-vjeçar është një nga emrat më të lakuar momentalisht në treg dhe për të ka një interes të madh. Parma pretendon shifrën 30-35 milionë euro për Suzukin, duke ditur interesin e madh ndaj tij dhe mbi të gjitha moshën e re dhe faktin që është shumë premtues për të ardhmen. Bisedimet mes palëve janë në fazat fillestare.







