Pas nënshrkimit me Ibrahima Konate, Jose Mourinho nuk mjaftohet vetëm me francezin, por ka kërkuar dhe një përforcim tjetër për qendrën e mbrojtjes. Pavarësisht se janë përmendur shumë emra si Alessandro Bastoni apo Nico Schlotterbeck e ndonjë tjetër, Mourinho i ka idetë e qarta.
“The Special One” ka kërkuar nga Perez transferimin e qendërmbrojtësit të Benfica-s, Tomas Araujo. Mourinho e njeh mjaft mirë portugezin 24-vjeçar dhe beson se ai do të jetë ylli i ri mbrojtjes së Real Madridit.
Araujo është nën kontratë me Benfica-n deri në vitin 2029 dhe vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është 30 milionë euro. Drejtuesit e klubit madrilen ende nuk kanë nisur negociatat, pasi janë duke shqyrtuar disa pista për qendrën e mbrojtes, por Tomas Araujo është një emër që qëndron në krye të listës.







